Milan, Inter apo Juventus? – Ja kush do ta fitojë Scudetton sipas Ancelottit

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka dhënë mendimin e tij se kush do ta fitojë Scudetton këtë sezon.

Në një intervistë për Radio Uno Rai, Carlo Ancelotti deklaroi se Inter është favorit për ta fituar titullin këtë sezon në Serie A.

Inter gjendet në pozitën e dytë në Serie A pas 15 ndeshjeve të luajtura, me një pikë më pak se Milani i vendit të parë.

“Inter është favorit për ta fituar titullin, pasiqë kanë shumë kualitet në skuadër dhe një trajner të shkëlqyeshëm si Conte. Në klub kanë arritur investime të mëdha. Sa i përket Milanit, Paolo Maldini ka bërë një punë të shkëlqyeshme, mirëpo Inter mbetet favorit sipas meje”, ka deklaruar Ancelotti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here