Bisedimet kanë filluar, Tottenham transferon yllin e Interit

Spurs dëshirojnë futbollistin e Interit.

Siç raporton FootMercato, Tottenham dhe Inter kanë nisur bisedimet për transferimin e Ivan Perisic.

Sulmuesi kroat pëlqehet nga Jose Mourinho dhe portugezi ia ka kërkuar drejtuesve të Spurs transferimin e tij.

Perisic ka luajtur 21 ndeshje me Interin këtë sezon dhe ka realizuar dy gola. Kontrata e kroatit skadon në vitin 2022 dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin atë.

31-vjeçari ka qenë edhe më parë i lidhur me një transferim në Premier League dhe ka dhënë dritën jeshile për këtë operacion.

Vlera e Perisic është 10 milionë euro, shifër të cilën Spurs janë të gatshëm ta paguajnë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here