Shkëmbim interesant: Ylli i Everton transferohet në Serie A

Sipas raportimeve nga Corriere dello Sport, Carlo Ancelotti ka dhënë dritën jeshile për këtë shkëmbim.

Everton dhe Roma kanë rënë dakord për të shkëmbyer Bernard me Robin Olsen.

Braziliani ka luajtur 271 minuta këtë sezon te Everton dhe mediat italiane raportojnë se Roma është e interesuar për shërbimet e tij.

Trajneri i Giallorosëve, Paulo Fonesca e njeh mjaftë mirë Bernardin, pasiqë kanë qenë së bashku te Shakhtari.

Corriere dello Sport, raporton se Ancelotti ka dhënë dritën jeshile që Bernard të transferohet në Olimpico, ndërsa Robin Olsen të mbetet në Goodison Park.

Olsen është nën pronësi të Romës dhe është në huazim te Evertoni. Vlera e Bernard është rreth 15 milionë euro, ndërsa ajo e Olsen rreth 5 milionë euro.

Roma do të duhet të paguaj edhe një shumë parash, ndërsa agjenti i Bernard ka zbarkuar në Romë për ta kompletuar këtë operacion.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here