Shokohet Inter: Lautaro largohet, këtë gjë e ka miratuar Marotta!

Lautaro Martinez është duke kaluar ndoshta edhe ditët e fundit tek Inter për shkak se tashmë nga Spanja përveç Barcelonës interesim të madh ka shfaqur edhe Real Madrid.

‘elgoldigital.com’ raporton se Real Madrid është duke bërë gati një ofertë me vlerë 80 milionë euro në total.

Kjo ofertë do të përfshijë edhe shërbimet e Sergio Reguilon i cili momentalisht është i huazuar tek skuadra e Tottenham por i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e Neroazzurëve.

Këtë ofertë e ka mirëpritur Beppe Marotta i cili dëshiron që të zgjidhë problemin e argjentinasit në një mënyrë sa më të shpejtë dhe oferta e madrilenëve duket shumë bindëse.

Lionel Messi nga ana tjetër i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës së Barcelonës që të transferojnë Lautaron mirëpo siç po shihet Los Blancos janë gati të triumfojnë në këtë garë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here