Tuttosport lëshon bombën: Andrea Bellotti te gjiganti italian

Andrea Belotti pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

27-vjeçari është njëri nga sulmuesit më të mirë të Italisë dhe disa herë ka qenë i lidhur me klube të mëdha.

E përditshmja italiane Tuttosport, raporton se Milan synon transferimin e Andrea Belottit në merkaton e verës.

Rosonerët kishin tentuar transferimin e Belottit në 2017, por Torino në atë kohë kishte kërkuar 100 milionë euro.

Tani gjërat kanë ndryshuar, pasiqë kontrata e Belottit me Torinon skadon në vitin 2022 dhe Milan synon të përfitojë nga kjo mundësi.

Belotti ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë pesë asistime në 15 ndeshje të luajtuara këtë sezon.

Rosonerët do të duhet të paguajnë rreth 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here