Pochettino e do Agueron tek PSG!

Trajneri i ri i kampionëve të Francës është i vendosur për të transferuar sulmuesin e Citizens.

Mauricio Pochettino i ka bërë të ditur drejtuesve të klubit që Sergio Aguero për të është një prioritet gjatë merkatos së verës, raporton kështu agjenti i futbollit Bruno Satin.

Satin deklaroi për Canal+ se argjentinasi dëshiron transferimin e bashkëkombasit të tij në mënyrë që të krijojë një sulm yjesh tek Stade des Princes.

Me Neymar dhe Kylian Mbappe që nuk duken aspak të sigurt që do të qëndrojnë gjatë tek kjo skuadër, ardhja e Kun Agueros do të ishte marshi i duhur për të mos pasur surpriza në repartin sulmues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here