Stephan El Shaarawy pranë rikthimit aty ku shkëlqeu për disa vite.
E përditshmja italiane, Corriere dello Sport, ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportur se El Shaarawy mund të rikthehet te Milani.
Rosonerët janë të gatshëm të godasin në merkato vetëm kur iu vie ndonjë mundësi e mirë dhe duket se ajo mundësi ka ardhur.
El Shaarawy dëshiron largimin nga Shanghai Shenhua dhe agjenti i tij ka nisur bisedimet për prishjen e kontratës.
Nëse arrihet marrëveshja 28-vjeçari do të jetë lojtarë i lirë dhe Maldini synon të përfitojë nga kjo mundësi.
El Shaarawy ishte pjesë e Milanit nga sezoni 2012 deri në sezonin 2015 dhe me Rosonerët ka shënuar 27 gola në 102 ndeshje të luajtura.