Formacionet zyrtare: Milan – Torino, Rosonerët synojnë fitoren

Milan dhe Torino kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për gjiron e 17-të në Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të Torinos në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 20:45.

Skuadra e Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje pas një humbje në derbi ndaj Juventusit dhe synon t’i kthehet sa më parë fitores për ta mbajtur pozitën e parë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, marrë parasysh edhe mungesat.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Tonali; Castillejo, Brahim Diaz, Hauge; Leao

Formacioni startues i Torinos: Sirigu; Izzo, Lyanco, Bremer; Singo, Gojak, Lukic, Rincon, Rodriguez; Verdi, Belotti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here