Osasuna dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.
Mbretërit janë mysafir të Osasunas në ndeshjen e vlefshme për gjiron e 18-të në La Liga, takim që do të zhvillohet në Estadio El Sadar nga ora 21:00.
Ekipi i Zinedine Zidanes vjen në formë të lartë me katër fitore dhe një barazim nga pesë ndeshjet e fundit dhe synon tri pikët e radhës.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Formacioni startues i Osasunas: Herrera; Vidal, Cruz, Garcia, Oier, R.Torres, R.Garcia, Calleri, I.Perez, Aridane, Moncayola;
Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Lucas, Varane, Ramos, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Benzema, Hazard;