Casillas paralajmëron transferimin e yllit të Milanit te Reali

    Portieri legjendarë Iker Casillas në mënyrë indirekte ka paralajmëruar transferimin e yllit të Milanit te Reali.

    Bëhet fjalë për Gianluigi Donnarumman, i cili është në bisedime me Milanin për rinovimin e kontratës, mirëpo marrëveshja nuk është arritur ende.

    Casillas i cili tani është zëvendës CEO i fondacionit të Realit të Madridit, ka bërë një postim në Twitter ku e ka ftuar Donnarumman që të transferohet në Santiago Bernabeu.

    “Mendoj se Donnarumma duhet të luaj në një klub më të madh. Milan është klub i madh, por për momentin Reali ka rëndësi më të madhe në kompeticionet Europiane”, ka shkruar Casillas.

     


    Kështu Casillas ka paralajmëruar futjen e Realit në garën për Donnarumman.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here