Përforcimi i parë i Pochettinos, PSG transferon futbollistin e Barcelonës

    Mauricio Pochettino e mori mbrëmë fitoren e parë si trajner i PSG. Parisienët  e mposhtën  Brestin me rezultat 3-0.

    Pochettino ka kërkuar disa përforcime nga drejtuesit dhe emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e tij është Emerson.

    Emerson është i huazuar te Betis këtë sezon dhe ka realizuar një gol në 14 ndeshje të luajtura.

    Barcelona e bleu brazilianin në verën e vitit 2019 për 12 milionë euro, ndërsa PSG ka përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurove.

    Emerson nuk bën pjesë në planet e Barcelonës dhe Katalansit pritet ta shesin atë, pasiqë janë në krizë financiare.

     

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here