Gati bashkëpunimi i rradhës, Inter me një tjetër transferim nga United

Inter dhe Manchester United kanë marëdhënie të mira pas transferimit të Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchez.

Sipas raportimeve të fundit, duket se Neroaxurët dhe Djajtë e Kuq kanë gati bashkëpunimin e rradhës.

Bëhet fjalë për sulmuesin e United, Jesse Lingard i cili nuk bën pjesë në planet e Solskjaer dhe sipas të gjitha gjasave do të transferohet te Interi.

Lingard nuk ka luajtur aspak këtë sezon dhe do të largohet nga Old Trafford brenda këtij muaji.

Bisedimet mes Interit dhe Unitedit kanë filluar dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

Neroaxurët synojnë huazimin e Lingard me opsion blerjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here