Zonja e Vjetër është duke bërë gati transferimin e dyfishtë nga skuadra e Sassuolos.
Locatelli ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen e mbrëmshme që Sassuolo zhvilloi kundër Juves, mirëpo në skenë tashmë është shfaqur edhe emri i Scamaccas.
Menaxhmenti i Juventusit është hedhur plotësisht në sulm për ti siguruar përforcimet e nevojshme për Andrea Pirlon në garën për titull.
Paratici së bashku me Nedved janë duke shqyrtuar të gjitha mundësitë e mundshme për transferimin e dyshes së Sassuolos të cilët kanë tërhequr vëmendjen e të gjitha skuadrave të mëdha italiane.
Scamacca duket një objektiv më lehtë i arritshëm ndërsa Locatelli është temë e nxehtë tash e disa muaj dhe transferimi i tij pritet që ti kushtojë Biankonerëve hiç më pak se 35 milionë euro.