Mourinho kërkon transferimin e Militaos!

Jose Mourinho është shumë i vendosur për të transferuar Eder Militaon prej skuadrës së Real Madrid, raporton kështu e përditshmja spanjolle Mundo Deportivo.

Bossi i skuadrës londineze është duke kërkuar që të përforcojë repartin e tij mbrojtës dhe 22 vjeçari duket emri i duhur i cili ka një çmim në merkato që sillet diku tek 28 milionë eurot.

Madrilenët nga ana tjetër kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të shitur Militaon i cili deri më tani ka zhvilluar vetëm 2 ndeshje në La Liga nën udhëheqjen e Zinedine Zidane.

Ky mbrojtës skuadrës madrilene i ka kushtuar plot 50 milionë euro, investim ky që tashmë po del të jetë një dështim i vërtetë për Florentino Perezin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here