E bujshme: Mino Raiola transferon dy yjet holandezë te Juventusi

Mino Raiola njihet për marrëdhëniet e tij të mira me Juventusin dhe holandezi është duke punuar për transferimin e dy super lojtarëve te Zonja e Vjetër.

Mediat italiane, raportojnë se Biankonerët synojnë transferimin e dy yjeve nga Holanda dhe kanë nisur bisedimet me Mino Raiolan për të realizuar këtë operacion.

Bëhet fjalë për sulmuesin e PSV, Donyell Malen dhe mesfushorin e Ajax, Ryan Gravenberch.

Malen dhe Gravenberch po shkëlqejnë në Eredivise dhe janë të gatshëm për të bërë hapin e rradhës në karrierë.

Malen ka shënuar 15 gola në 25 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe Juventus do të duhet të paguaj 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Gravenberch gjithashtu do ti kushtojë Juventusit 30 milionë euro dhe Biankonerët nuk e kanë ndërmend të kursehen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here