Milan, Inter apo Juventus? – Milik ka zgjedhur skuadrën e re

Arkadiusz Milik është njëri nga lojtarët më të përfolur në Itali.

Polakut i skadon kontrata me Napolin në qershor dhe 26-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon.

Milik nuk bën pjesë në planet e Gattusos dhe do të largohet nga Napoli brenda këtij muaji, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar skuadrën e re të polakut.

Sipas Calcio Mercato, Milik ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Juventusi. Milik dëshiron të luaj përkrah Ronaldos dhe ka zgjedhur Torinon si destinacionin e tij të ri.

Në garë për Milik ishin Milan dhe Inter, mirëpo polaku ka zgjedhur Biankonerët, ndërsa marrëveshja do të arrihet ditët në vijim.

Juventus pritet të paguaj 5 milionë euro për Milik, ndërsa polaku do të firmos kontratë katër vjeçare me Biankonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here