Skuadra e Milanit ka arritur që të zyrtarizojë transferimin e parë për këtë afat kalimtar.
Bëhet fjalë për mesfushorin e skuadrës së Torinos, Soualiho Meite i cili pritet të transferohet në Milano pas deklaratave që dha për Sky Sport ku e pranoi edhe vetë që ka biseduar me Franck Kessie.
‘Milani është në vendin e parë dhe duhet që të qëndrojë akoma aty’- deklaroi mesfushori nga Bregu i Fildishtë.
Tashmë Meite po flet sikur një futbollist i Milanit dhe transferimi i tij duket se nuk do të vonohet edhe shumë gjatë.
Të hënën nuk do të ishte aspak çudi në qoftë se do ta shihnim në stol kundër Cagliarit.