Juventus, kjo do të jetë goditja e parë në janar!

Juventus është gjithashtu një skuadër që po kërkon përforcime të reja gjatë merkatos së janarit dhe duket se emri i parë që do të zbarkojë në Torino do të jetë ai i Sergio Ramos.

E ardhmja e tij tek Real Madrid duket shumë e paqartë dhe Zonja e Vjetër është duke pritur momentin e duhur që ta sjellë atë në Allianz Stadium, dëshirë kjo mesa duket edhe e vetë futbollistit.

Në ndjekje për të është vënë edhe Paris Saint Germain mirëpo mbrojtësi spanjoll mund të zgjedhë Zonjën e Vjetër për tu ribashkuar me Cristiano Ronaldon që e kishte partner tek Los Blancos.

Ramos po kërkon një kontratë me afat 3 vjeçar ndërkohë që drejtuesit e skuadrës nuk janë në gjendje ti ofrojnë një gjë të tillë mirëpo tek Juve kjo gjë nuk përbën aspak problem pasi Pirlo është në kërkim të një mbrojtësi me përvojën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here