Alexadre Lacazette pranë transferimit te gjiganti spanjoll

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, po mendon për sulmin dhe ka piketuar njeriun e duhur për të zëvendësuar Diego Costan.

Joao Felix dhe Luis Suarez janë shumë mirë, por Simeone shpreson të rrëmbejë një tjetër emër.

Fjala është për sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette. Ky i fundit është futbollisti më në formë i “Topçinjëve” këtë sezon dhe po shënon shpesh.

Ai ka probleme me trajnerin Arteta dhe mund të largohet. 29-vjeçari do të ishte një futbollist shumë i mirë për skemat e Simeones.

Francezi ka thuajse të njëjtin stil loje me Diego Costan dhe mund të përmbushë shumë mirë vendin e lënë bosh nga ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here