Juventus arrin marrëveshje për transferimin e yllit të Arsenalit!

Muaji janar ka përgatitur shumë supriza në merkato dhe njëra ndër to pritet të jetë ajo e transferimit të Mesut Ozil tek skuadra e Juventusit.

Kur të gjithë po prisnin që turku të transferohet në Turqi tek Fenerbahce, përsëri në skenë ka hyrë skuadra e Pirlos dhe kësaj rradhe nuk e ka ndërmend që të largohet nga kjo garë pa siguruar shërbimet e turko-gjermanit.

Siç raporton The Athletic, topçinjtë kanë arritur një marrëveshje me Ozil për të përfunduar kontratën e tyre me efekt të menjëhershëm.

Mesfushori nuk ka marrë pjesë në një ndeshje për skuadrën londineze qysh prej marsit të kaluar duke qenë kështu vetëm një barrë financiare për gjigantin e Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here