Mino Raiola i dhuron kësaj skuadre shërbimet e Haaland!

Një prej agjentëve më të përfolur në botën e futbollit, Mino Raiola ka përsëri një surprizë në merkato dhe bëhet fjalë për njërin prej sulmuesve më të kërkuar në treg, Erling Haaland.

Juventusi ka kohë që po mundohet të bindë norvegjezin që të vazhdojë karrierën tek kjo skuadër por siç po shihet një gjë e tillë do të jetë e vështirë për tu arritur pasi agjenti i tij Raiola këtë dhuratë do tja bëjë skuadrës së Barcelonës.

Siç raporton Diario Sport, Raiola tashmë ka filluar kontaktet me Juan Laporten për transferimin e tij ku ky i fundit është kandidati kryesor për të marrë postin e presidentit tek katalanasit.

Për të janë të interesuara shumë skuadra të mëdha europiane si psh Juventus, Manchester United, Manchester City, Bayern Munich, Liverpool dhe Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here