Bomba e vitit: Lukaku dhe Haaland në një skuadër për 220 milionë euro!

Goditja më e madhe e viteve të fundit në merkato është duke u bërë gati nga skuadra e Manchester Cityt ku gjatë kësaj vere do të tentohet transferimi i Romelu Lukakus dhe Erling Haaland për hiç më pak se 220 milionë euro.

Pep Guardiola do të jetë në kontroll të merkatos gjatë kësaj vere dhe do të ketë një fond tepër të madh për këtë gjë.

The Telegrapf raportoi se një fond prej 220 milionë eurosh do të jetë në dispozicionin e spanjollit për të bërë goditjet e nevojshme në merkaton verore.

City tashmë e ka të qartë, Haaland dhe Lukaku duhet të transferohen dhe me këtë fond të krijuar do të jetë e vështirë që Dortmund dhe Inter të refuzojnë këto oferta që do ishin një shpëtim nga kriza ekonomike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here