Sulmi i Juventusit, Paratici transferim nga Spanja!

Fabio Paratici nuk e ka ndërmend të ndalet në merkaton e janarit dhe tashmë objektivi është transferimi i një sulmuesi për të zënë vendin e Alvaro Moratas dhe ky transferim pritet përsëri të ndodhë nga Spanja.

Siç raporton Tuttosport bëhet fjalë për sulmuesin e Real Sociedad, Willian Jose i cili mund të largohet nga skuadra në formë huazimi fillimisht.

Skuadra baske po synon transferimin e Carlos Fernandez nga Sevilla dhe nëse ky operacion rezulton i suksesshëm atëherë edhe për Zonjën e Vjetër gjithçka do të jetë më e lehtë.

Jose është futbollisti ideal që kërkon Pirlo në sulm pasi i përshtatet plotësisht sipas karakterstikave fizike dhe teknike të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here