Maldini nuk ka të ndalur, Milan transferon yllin e Realit

Milan është mjaftë aktiv në merkato ditët e fundit.

Rosonerët kanë zyrtarizuar transferimin e Meites, ndërsa raportohet se janë pranë transferimit të Mandzukic dhe Tomorit nga Chelsea.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Milan ka gati një tjetër transferim nga Reali.

Portali i njohur Todo Fichajes, raporton se Rosonerët janë pranë transferimit të Lucas Vasquez nga Reali.

Vasquez pëlqehet shumë nga Maldini dhe Pioli, pasiqë mund të luaj në të gjitha pozitat nga krahu i djathtë. Ai mund të luaj si sulmues, por edhe si mbrojtës.

Reali është duke konsideruar shitjen e tij, pasiqë kontrata e 29-vjeçarit me Los Blancos skadon në fund të sezonit.

Maldini ka nisur bisedimet dhe Milan pritet të sigurojë shërbimet e Vasquez për një shifër prej 5 miliona eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here