Maldini nuk ka të ndalur, Milan transferon dyshen e Barcelonës

Milan sonte do të përballet me Cagliarin në transfertë në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A. 

Rosonerët kanë qenë mjaftë aktiv në merkato duke siguruar shërbimet e Meites dhe Mandzukic.

Mirëpo kjo nuk është e gjitha, pasiqë sipas raportimeve të fundit Milan synon transferimin e dy lojtarëve nga Barcelona.

Gazzetta dello Sport, raporton se Rosonerët synojnë transferimin e Samuel Umtitit dhe Junior Firpos.

Umtiti dhe Firpo nuk bëjnë pjesë në planet e Koeman dhe  pritet të largohen nga Camp Nou.

Rosonerët e shohin Firpon si zëvendësuesin ideal të Theos, ndërsa Umtitin si përforcim ideal për vijën e mbrojtjes.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja mund të arrihet për shifrën e 20 milionë eurove.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here