Milan sonte do të përballet me Cagliarin në transfertë në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.
Rosonerët kanë qenë mjaftë aktiv në merkato duke siguruar shërbimet e Meites dhe Mandzukic.
Mirëpo kjo nuk është e gjitha, pasiqë sipas raportimeve të fundit Milan synon transferimin e dy lojtarëve nga Barcelona.
Gazzetta dello Sport, raporton se Rosonerët synojnë transferimin e Samuel Umtitit dhe Junior Firpos.
Umtiti dhe Firpo nuk bëjnë pjesë në planet e Koeman dhe pritet të largohen nga Camp Nou.
Rosonerët e shohin Firpon si zëvendësuesin ideal të Theos, ndërsa Umtitin si përforcim ideal për vijën e mbrojtjes.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja mund të arrihet për shifrën e 20 milionë eurove.