Maldini protagonist: Milan transferon yllin e Portos me kosto zero

Milan nuk po punon vetëm për merkaton e janarit. Rosonerët kanë filluar të mendojnë edhe për merkaton e verës.

Strategjia e klubit është që të godasin në merkato, saherë që vjen ndonjë mundësi e mirë.

E përditshmja portugeze A Bola, raporton se Milan synon transferimin e mesfushorit të Portos, Otavio.

25-vjeçarit i skadon kontrata me Porton në fund të sezonit dhe Rosonerët kanë përgatitur ofertën për të.

Milan i ka ofruar Otavios kontratë katër vjeçare dhe pagë prej 1.5 milionë eurove në sezon.

Te Porto janë të vetëdijshëm për interesimin e Milanit dhe synojnë ta mbajnë brazilianin, mirëpo ai dëshiron transferimin në San Siro.

Otavio mund të luaj nga të dy krahët e mesfushës dhe si mesfushorë ofanziv, ndërsa këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë tetë asistime.

Në rast se i bashkohet Milanit në verë, do të ishte një tjetër super transferim nga Maldini.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here