Revolucion: Inter do të ndryshojë emrin dhe stemën

Inter mbrëmë e mposhti Juventusin me rezultat 2-0 në derbin e Italisë dhe  u shkëputën shtatë pikë nga Biankonerët.

Gjiganti i Milanos njihet si Inter, ndërsa emri i plotë i klubit është Internazionale Milan.

Nga muaji Mars klubi do ta mbartë emrin Inter Milan. Përveç emrit Inter do ta ndryshojë stemën e klubit, ku simbolet kryesore do të jenë shkronjat I dhe M.

Inter gjithashtu do ta ndryshojë edhe sponzorin gjeneral dhe nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë Pirelli, por Evergrande.

Inter është themeluar si klub me 9 mars të vitit 1908 dhe Neroaxurët do ta bëjnë këtë ndryshim të madh pikërisht në ditëlindjen e 113-të.

Një ndryshim të tillë e bëri edhe Juventusi në vitin 2017 duke e ndryshuar stemën dhe kjo lëvizje rezultoi me përfitime më të mëdha për Biankonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here