Barcelona, PSG dhe Juventus në garë për mbrojtësin e Arsenalit

    Ylli i Arsenalit në shënjestrën e gjigantëve europian.

    Portali i njohur italian Calcio Mercato, raporton se Barcelona, PSG dhe Juventus janë të interesuar për transferimin e Hector Bellerin nga Arsenali.

    Tre gjigantët europianë kanë shfaqur interesim për 25-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023.

    Blaugranët, Parisienët dhe Biankonerët do të garojnë në merkaton e verës për të siguruar shërbimet e Bellerin, ndërsa spanjolli preferon kalimin te Barcelona.

    Bellerin ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë katër asistime, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.

     

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here