Alli në Serie A, gara për titull më e ndezur se kurrë!

Dele Alli nuk do të vazhdojë qëndrimin tek skuadra e Tottenham Hotspur dhe ka vendosur që të fillojë një aventurë të re tek skuadra e Interit.

Është ky titulli kryesor sot tek e përditshmja angleze ‘The Sun’ e cila citoi që Jose Mourinho nuk e ka në plan atë për të ardhmen e skuadrës dhe anglezi kërkon një skuadër të madhe europiane për të vazhduar karrierën.

Mirëpo kjo gjë nuk është e tëra pasi ky transferim pritet që ti hapë rrugë danezit Christian Eriksen që të rikthehet përsëri tek skuadra londineze ku shkëlqeu për disa sezone.

Plani i Interit është shitja përfundimtare e tij ose huazimi pasi ka një pagë shumë të lartë dhe Neroazzurët po kërkojnë që të ulin kostot e pagave pas reformave që kanë filluar tek kjo skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here