Atletico Madrid është e vendosur që të rinovojë kontratën me Diego Simeonen deri në vitin 2024, raporton AS.
Kontrata e trajnerit argjentinas skadon gjatë vitit të ardhshëm mirëpo Rojiblancos janë duke synuar që bashkëpunimin me të ta vazhdojnë të paktën deri në vitin 2024.
Simeone është duke e udhëhequr skuadrën e tij këtë sezon në La Liga pasi qëndron në krye dhe nëse arrin të fitojë ndeshjet e mbetura do të jetë shumë larg rivalëve kryesorë të Real Madrid dhe Barcelonës.