Tërmet në Torino, Ronaldo ka filluar të ndjekë një skuadër të re në Instagram!

Duket se humbja e fundit në kampionat 2-0 kundër Interit ka bërë që të dalin në pah shumë pakënaqësi tek skuadra e Zonjës së Vjetër ku Cristiano Ronaldo nuk duket aspak i lumtur me këtë situatë.

Portugezi ka filluar që të ndjekë në Instagram ish skuadrën e tij, Manchester United dhe kjo ka mjaftuar që në Itali të shpërthejnë lajmet e ndryshme për largimin e tij nga Torino.

Më herët raportohet se Djajtë e Kuq i kishin ofruar një shifër prej 60 milionë eurosh skuadrës italiane për shërbimet e tij por kjo gjë nuk u mor parasysh nga skuadra e Pirlos.

Se a do të vendosë të rikthehet tek skuadra e cila e bëri të famshme këtë me shumë mundësi do ta mësojmë shumë shpejt ditëve në vijim me anë të ndonjë deklarate të portugezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here