Messi shumë i shtrenjtë edhe për PSG!

Kërkesat e kapitenit të katalanasve për pagën e tij mund të bëjnë që edhe Paris Saint Germain të heqë dorë këtë verë nga transferimi i tij.

Kërkesat për pagën e lartë të Lionel Messit janë shumë të larta edhe për skuadra si Paris Saint Germain, raporton kështu e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport.

Kontrata e tij me Barcelonën skadon gjatë këtij muaji dhe aty ka një pagë prej gati 600,000 eurosh në javë.

Përveç skuadrës së PSG interesim të madh për të pati shfaqur edhe skuadra angleze e Manchester City e cila udhëhiqet nga Pep Guardiola, i cili dëshiron një ribashkim me yllin argjentinas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here