Inter e interesuar për Gomez!

Sulmuesi i skuadrës së Atalantas, Papu Gomez është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për skuadrën e Interit, të paktën sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport.

Antonio Conte është një fans i madh i sulmuesit 32 vjeçar i cili po përflitet se mund të largohet nga stadiumi i Bergamos gjatë afatit kalimtar të janarit.

Një transferim i tillë do të ishte më i mundur në qoftë se arrihet shitja e Christian Eriksen gjatë këtij janari pasi që do të ngriteshin fonde më shumë dhe do ishte më lehtë sigurimi i shërbimeve të tij.

Për Gomes kanë qenë të interesuara edhe Milan dhe Juventus javë më parë por ky interes u shua shpejt nga dy skuadrat e mëdha italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here