Shkëmbimi i janarit: Eriksen në Emirates, ylli i Arsenalit te Interi!

Christian Eriksen pranë rikthimit në Premier League.

E përditshmja italiane Tuttosport, ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar për një shkëmbim mes Interit dhe Arsenalit.

Neroaxurët janë duke konsideruar shkëmbimin e Christian Eriksen me Lucas Torreira.

Eriksen nuk bën pjesë në planet e Contes dhe do të largohet nga Meazza brenda këtij muaji, ndërsa Torreira është i lidhur me një rikthim në Serie A.

Torreira është i huazuar te Atletico dhe dëshiron largimin nga Wanda Metropolitano, pasiqë nuk po fiton shumë hapsira.

Bisedimet mes Interit dhe Arsenalit pritet të fillojnë së shpejti dhe mbetet ta shohim nëse do të arrihet marrëveshja deri në fund të muajit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here