PSG kërkon të ‘vjedhë’ Garcian nga Barca!

Paris Saint Germain po synon që të bëjë një transferim suprizë nga skuadra e Manchester Cityt ku synon blerjen e mbrojtësit Eric Garcia para Barcelonës e cila ka kohë që po e kërkon atë.

Garcia i cili ka kohë që po synon rikthimin në Camp Nou tashmë duhet që të presë deri në fund të këtij sezoni kur kontrata e tij skadon me Citizens.

Por tani gjërat nuk duken shumë të thjeshta siç kanë qenë para disa javësh pasi në qoftë se parizienët kanë gati ndonjë ofertë të majme atëherë drejtuesit e skuadrës angleze mund të ndërrojnë mendje shpejt.

Mauricio Pochettino po kërkon të shfrytëzojë situatën e keqe ekonomike në të cilën gjendet Barcelona dhe kështu të transferojë ish talentin katalanas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here