Paredes fton Messin tek PSG!

Mesfushori i Paris Saint Germain, Leandro Paredes po shpreson që ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi do të transferohet tek PSG në mes të spekulimeve për të ardhmen e tij.

Messi është tashmë i lirë që të diskutojë me skuadrat tjera ndonjë transferim të mundshëm gjatë verës pasi kontrata e tij skadon në qershor.

Dhe me PSG që po kërkon shërbimet e tij nuk do ishte çudi që të shihnim atë me fanelën e kampionit të Francës ku aty do të gjente ish kolegun e tij tek Barcelona, Neymar.

Paredes në fund të intervistës deklaroi:” Vendimi varet plotësisht nga Messi mirëpo do të ishte e mrekullueshme që të kishim në skuadër një futbollist si Lionel Messi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here