Arsenal e gatsme për huazimin e Odegaard!

Drejtori teknik i Topçinjëve, Edu raportohet se ka filluar bisedimet për të nënshkruar një kontratë me 22 vjeçarin.

Arsenal është duke zhvilluar bisedime me Real Madridin për një huazim të mundshëm për Martin Odegaard, raporton Mailonline.

Edu tashmë ka filluar të bëjë gati terenin për ardhjen e tij pasi vetë dëshira e talentit është që të largohet për të gjetur një skuadër ku ka më shumë mundësi që të luajë në formacion të parë.

Në këtë garë Arsenal nuk është e vetme pasi huazimin e tij po e kërkon edhe Real Sociedad, skuadër ku ky futbollist ka qenë i huazuar gjatë sezonit të kaluar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here