Barcelona synon transferimin e Agueros dhe Alabas

Barcelona po kalon një periudhë të vështirë, pasiqë klubi është në krizë financiare, por edhe rezultatet nuk janë në nivelin e duhur.

Katalanasit nuk kanë bërë asnjë përforcim gjatë kësaj merkatoje dhe strategjia e klubit është që të sigurojnë përforcime me kosto zero.

Blaugranët synojnë transferimin e Sergio Agueros dhe David Alabas në merkaton e verës.

Katalanasit kanë nevojë për një qendërsulmues dhe kanë piketuar Agueron si përforcimin ideal, pasiqë edhe Messi e dëshiron atë në skuadër.

Skuadra gjithashtu ka nevojë edhe për përforcime në mbrojtje dhe Barcelona do të tentojë edhe transferimin e Alabas.

Afrimi i Alabas do të jetë më i vështirë, pasiqë në garë për austriakun janë në garë Reali dhe Juventusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here