Merkatoja: Tensione të mëdha në mes të Interit dhe Real Madrid!

Situatë në mes të Interit dhe Real Madridit nuk duket aspak e mirë për faktin që Inter akoma nuk ka paguar asnjë cent për transferimin e Achraf Hakimit gjatë verës së kaluar ndërsa kësti i parë duhej që të shlyhej në dhjetor.

Los Blancos i kanë bërë të ditur Neroazzurëve që nëse kjo shifër nuk paguhet atëherë do ta rikthejnë marokenin përsëri në Santiago Bernabeu.

Situata ekonomike e Interit duket mjaft e rëndë mirëpo para një jave u bë e ditur që është arritur një marrëveshje mes dy skuadrave që pagesa e parë është shtyer deri në 30 mars.

Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Florentino Perezit i cili tashmë edhe haptazi ka kërcënuar zikaltërt që mund të rikthejë futbollistin në Madrid në qoftë se nuk paguhet për kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here