Merkatoja, Maldini arrin goditjen e ‘minutave të fundit’!

Milani është njëri prej protagonistëve kryesorë në merkato të janarit dhe Maldini tashmë po mundohet që të arrijë edhe një marrëveshje të fundit para se merkato të mbyllet zyrtarisht.

Rossonerët deri më tani kanë arritur që në San Siro të sjellin emrat e Mario Mandzukic, Meite dhe Fikayo Tomori.

Por tani kuqezinjtë janë në ‘gjueti’ për një mbrojtës të majtë dhe kanë arritur të shënjestrojnë objektivin e tyre.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Palmeiras, Matias Vina, të paktën kështu raporton e përditshmja italiane ‘Gazzetta dello Sport’.

Rossonerët tashmë janë vënë në ndjekje të tij dhe një goditje në orët e fundit të kësaj merkatoje nuk përjashtohet aspak.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here