Shkëmbim spektakolar: Giroud tek gjiganti i Serie A!

Të gjithë po e presin transferimin e sulmuesit francez tek skuadra e Interit mirëpo zhvillimet e fundit në merkato tregojnë që ai do të fillojë një aventurë në Serie A por tek skuadra e Romës.

Olivier Giroud aktualisht ka një kontratë me Chelsean që skadon në fund të këtij sezon por një mundësi tjetër tashmë ka dalë në horizont.

Po mendohet që ai të rinovojë kontratën edhe për një vit me Blutë e Londrës dhe pastaj të shkëmbehet me sulmuesin boshnjak të Giallorosëve, Edin Dzeko.

Ish sulmuesi i Manchester City dëshiron që të largohet nga Olimpico shkaku i marrëdhënieve të këqija me trajnerin Paulo Fonseca dhe Chelsea është e gatshme për ta rikthyer atë në Premier League dhe ti ofrojë një pagë të lartë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here