Juventus ka gati goditjen e madhe para përfundimit të merkatos.
Biankonerët synojnë ta rrëmbejnë atë para se ai të transferohet verën e ardhshme tek ndonjë tjetër gjigant italian.
Portali i njohur spanjoll Don Balon, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Juventus synon transferimin e yllit të Borussia Dortmund, Giovanni Reyna.
Vetëm 18-vjeç, Reyna po shkëlqen në Bundesligë duke realizuar katër gola dhe gjashtë asistime në 26 ndeshje të luajtura.
Interesim për amerikanin ka shfaqur edhe Reali, mirëpo Juventus synon ta rrëmbejë atë këtë merkato dhe Biankonerët janë hedhur në sulm.
Reyna është mesfushor ofanziv dhe Pirlo e sheh atë si përforcimin ideal për skuadrën, pasiqë Biankonerët kanë shfaqur dobësi në mesfushë.
18-vjeçari sapo ka rinovuar me Dortmundin, mirëpo klubi gjendet në krizë financiare dhe janë të gatshëm ta shesin Giovannin.
Dortmundi kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë, mirëpo Biankonerët besojnë se mund të arrijnë marrëveshje për 40 milionë euro.
Mbetet ta shohim nëse Reyna do ta vesh fanellën e Juventusit këtë merkato.