Lenglet, Umtiti dhe Firpo out, Koeman ka gjetur dy yje për vijën e mbrojtjes

Barcelona mbrëmë e mposhti Rayo Vallecanon në transfertë dhe kaloi tutje në Kupën e Mbretit.

Katalanasit kanë shfaqur mjaftë dobësi këtë sezon dhe pika më e dobët e skuadrës është vija e mbrojtjes.

Lenglet është në qendër të kritikave dhe Barcelona planifikon shitjen e francezit në fund të sezonit. Përveç tij nga Camp Nou pritet të largohen Umtiti dhe Firpo.

Nga shitja e tyre Barcelona do të arkëtojë 50 milionë euro, ndërsa vendin e tyre do ta zënë David Alaba dhe Eric Garcia.

Si Alaba, ashtu edhe Garcia do të transferohen te Barcelona me kosto zero dhe Koeman beson se kjo dyshe është zgjidhja perfekte për problemet në vijën e mbrojtjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here