Diop në vend të Sancho tek Borussia Dortmund?

Borussia Dortmund është duke i mbajtur dyert hapur për talentin e skuadrës së Monacos, Sofiane Diop pasi ky i fundit mund të jetë zëvëndësuesi i Jadon Sanchos, siç raporton Bild.

E përditshmja gjermane tregon se sulmuesi me vlerë 10 milionë euro është në listën e skuadrës gjermane së bashku me Donyell Malen të Ajax dhe talentin e Manchester City, Jayden Braaf.

Në qoftë se këtë verë në drejtim të Dortmund vjen ndonjë ofertë me vlerë 120 milionë euro atëherë Jadon Sancho do të largohet nga kjo skuadër dhe favorite për blerjen e tij mbetet akoma Manchester United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here