Juventus nuk kursehet, transferon yllin e Lyon!

Skuadra e Juventusit nuk ka hequr dorë aspak nga dëshira për të transferuar mesfushorin e skuadrës së Lyon, Houssem Aouar, i cili kërkohet me ngulm edhe nga Arsenal.

Zonja e Vjetër në këtë garë duket se ka një armë më shumë se Topçinjtë pasi është duke përdorur Marley Ake që nënshkruan nga Olympique Marseille pasi ky futbollist ka të njëjtin agjent me Aouar.

Siç raporton Sky Sport Italia, ky fakt e vë skuadrën e Juventusit në një pozicion shumë më të mirë në negociata dhe me ofertën e duhur mund të bindë drejtuesit francezë për të arritur një marrëveshje pasi vetë futbollisti deklaroi që dëshiron një skuadër të re gjatë kësaj vere.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here