Bombë: Ilicic transferohet tek rivalët e Atalantas!

Josip Ilicic pritet të jetë transferimi surprizë i këtij muaji pasi slloveni pritet të largohet nga Atalanta për tu transferuar tek kampionët e Juventusit.

Ilicic tek Zonja e Vjetër pritet që të zërë vendin e argjentinasit Paolo Dybala i cili nuk po kalon momente të mira këtë sezon nën drejtimin e Andrea Pirlos.

Mesfushori me tipare sulmuesi ka filluar përsëri me paraqitje të mira dhe të shënojë gola pasi në fillim të sezonit pati probleme me shëndetin mendor por tashmë duket se ka lënë gjithçka pas dhe është i gatshëm për aventura të reja.

Nga ana tjetër për Juventusin nuk do të jetë një operacion shumë i kushtueshëm pasi kostot pritet të jenë prej 7 milionë eurosh deri në 10 milionë ndërsa nuk përjashtohet largimi i Dybalas gjatë kësaj vere.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here