Problemi në mbrojtje? Milan gjen zgjidhjen në Serie A!

Tash e një kohë të gjatë skuadra e Milanit ka shfaqur interesimin e saj për të transferuar mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic por mosarritja e një marrëveshje gjatë verës për arsye financiare bëri që transferimi i tij të pamundësohej.

Por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe siç raporton Gazzetta dello Sport, mbrojtësi serb ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me skuadrën La Viola dhe do të largohet gjatë muajit qershor.

Kontrata e tij skadon në 2022 dhe Fiorentina nuk do të rrezikojë ta humbasë vitin e ardhshëm me parametra 0 dhe kështu do vendosë për shitjen e tij tek kuqezinjtë.

Gjatë verës së shkuar ata kërkonin plot 40 milionë euro për shërbimet e tij por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe pritet një rënie e ndjeshme e çmimit të tij në merkato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here