Shkodran Mustafi rikthehet në Bundesligë

Shkodran Mustafi gjithnjë e më pranë largimit nga Arsenali.

28-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Topçinjtë, ndërsa mediat angleze raportojnë se lojtari me agjentin e tij janë në bisedime me klubin londinez për të gjetur një gjuhë të përbashkët për ta shkëputur kontratën tani.

Mustafi ka vendosur që të rikthehet në Bundesligë dhe është në bisedime me Eintracht Frankfurtin dhe Hertha Berlinin.

Në rast se do të largohet në janar si i lirë, Mustafi do t’i bashkohet njërës nga këto dy ekipe.

Por nëse Arsenali nuk e lejon largimin e tij, atëherë shqiptari në verë do të largohet si futbollist i lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here