Asgjë nga rinovimi, Ramos largohet nga Reali

Sergio Ramos bën gati valixhet, 34-vjeçari largohet nga Santiago Bernabeu.

Kapiteni i Los Blancos, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, ka vendosur të largohet nga Reali

Sipas mediave spanjolle, te Real-i e japin për të sigurt lamtumirën e kapitenit pas 16 vitesh. Mbrojtësi ka refuzuar ofertat për rinovim që ka marrë nga Florentino Perez dhe duket se është gati të pranojë ofertat e klubeve të tjerë.

PSG mbi të gjithë që i ka ofruar 15-16 milionë euro në sezon në muajt e kaluar.

Mediat spanjolle, shkruajnë se  oferta e Parisienëve mund të arrijë deri në 20 milionë euro me kusht që ta marrë El Gran Capitan në Paris.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here